img1 img2 img3 img4 img5
srv1 ELKOScenter si një profil i ri i ELKOSgroup është një mega DIY ( Bëje vetë) - Market që ofron një shumëllojshmëri të produkteve për Ndërtim, Teknikë të bardhë, Vegla pune, Hekrari, Elektro, Ndriçim, Pjesë elektronike, Mobile, Kopsht, Tekstil shtëpiak, Sanitari, Ngjyra, Paisje për vetura e biçikleta dhe Paisje sportive.
Ne ofrojmë një spektër të gjërë zgjedhjesh për ndërtuesit profesional, amator dhe për gjithë familjen.

Gama e produkteve (mbi 60.000 artikuj) në një hapësirë prej 15.000m² duke përfshirë produkte të kualitetit të lartë të firmave të njohura prodhuese me çmime të arsyeshme.
Aktiviteti i ELKOScenter është kryesisht i fokusuar në shërbimin e konsumatorëve. Për këtë qëllim ne punojmë dhe veprojmë në atë mënyrë që konsumatori të jetë në rend të parë .

Ambienti dhe atmosfera e punës sonë na bënë të jemi unik dhe pakonkurencë.
Ne kemi krijuar një spektër tërheqës të shërbimeve për konsumatorët duke ua bërë sa më atraktive dhe më të lehtë blerjen.

Tek ne do ndjeheni si në shtëpinë tuaj duke bërë blerje për shtëpinë tuaj.
srv2

Për Themeluesin

ramiz-kelmendi Ramiz Kelmendi është lindur me 1 maj të vitit 1958 në fshatin Bllagajë të Komunës së Pejës.
Që në moshën pesë vjeqare u regjistrua në shkollën fillore, pastaj vazhdoj Shkollën e Mesme në Gjimnazin e atëhershëm “11 Maji” në Pejë.

Me të mbaruar edhe Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës në vitin 1981, punoj profesor i matematikës dhe fizikës në Shkollës e Mesme Teknike “ Shaban Spahija” në Pejë.

Pastaj, si elektroinxhinier i diplomuar, në vitin 1982, kryen praktikën profesionale të obliguar në Fabrikën e Autopjesëve “Ramiz Sadiku” në Pejë.

Emërohet me konkurs drejtor i Ndërmarrjes Elektromontuese “Elmont” në Pejë, në vitin 1982, por u shkarkua nga Kuvendi i Serbisë më 1989, vetëm pse ishte menaxher shqiptar i padëgjueshëm i regjimit.

Kompaninë private “ELKOS”, me domethënie EL-elektroinxhinier dhe KOS-(i)Kosovës, e hapi në Pejë në vitin 1990, si ndërmarrje për tregtim me shumicë, pakicë dhe shërbime inxhinierike duke qenë në vijimësi pjesë e mozaikut të afrimit të shqiptarëve.

rk-bcard

Historiku

elkos_group ELKOS-i u themelua në vitin 1990 si një pikë e vogël tregtimi prej jo më shumë se 70m2. Pas vetëm një viti filloj të funksiononte si një pikë shumice duke përfaqësuar prodhues të ndryshëm të ish-Jugosllavisë. Që nga ajo kohë e deri në luftën e vitit 1998, ELKOS pati një rritje të vazhdueshme dhe hapi degët e tij në qytete të ndryshme të Kosovës (dega kryesore në Prishtinë) dhe në Mal të Zi.

Në vitin 2000, vëmendja e ELKOS iu drejtua perëndimit dhe u nënshkruan kontrat e para me prodhues Europian për të drejtat e shpërndarjes së mallërave në Kosovë.

Gjatë viteve 2001-2003, ELKOS përfundoj projektin "cash and carry" në qytetet më të mëdha të Kosovës si: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.

Suksesi dhe zhvillimi i kompanisë është bërë në saje të një pune mjaftë profitabile dhe të përkushuteshme e cila ka bërë që të jemi një kompani lidere dhe e njohur në Kosovë dhe me gjerë. Ndërsa ELKOScenter është edhe një dëshmi e suksesit dhe aritjeve të kompanisë.

ELKOSCENTER është një qendër e re tregtare multidimensionale në kuadër të kompanisë ELKOS group, e cila ofron një gamë të gjërë të produkteve inovative dhe shërbime cilësore, shërbime projektuese, çmime të arsyeshme dhe produkte kualitative për konsumatorin.

elkos-group-companies

Misioni dhe Vizioni

Vizioni

Të vazhdojmë të jemi kompani lidere duke ofruar zgjedhje të madhe të produkteve dhe shërbimeve “në një objekt multidimensional ” duke i përcjellë trendet botërore për t’i prirë tregut çdo herë me inovacione.

Synimi ynë është që të ofrojmë zgjedhje për konsumatorët tonë në mënyrë që shtëpija e tyre të ketë çdoherë ngrohtësinë e ofruar nga produktet tona.

Gjithashtu një prej synimeve tona është edhe hapja e qendrave të reja ELKOScenter nëpër qytetet tjera të Kosovës.

Misioni

Misioni ynë është që ta ndërrojmë mënyrën e shit-blerjes duke iu ofruar konsumatorëve një koncept ndryshe të shit-blerjes duke plotësuar dhe tejkaluar pritshmëritë e kërkesave të konsumatorit dhe t’i shërbejmë komunitetit lokal e rajonal në zhvillimin e tij ekonomik dhe shoqëror.

Vlerat

Respekti - Tashmë është i njohur çelësi i suksesit të kompanisë sonë e ai është kujdesi dhe respekti reciprok për njerëzit.

Shërbime të shkëlqyera për konsumatorët - Krahas asortimanit të gjërë të artikujve, çmimeve të volitshme dhe një ambienti të ngrohtë, ne do të ofrojmë edhe shërbime të shkëlqyera për konsumatorët tanë duke iu ofruar atyre një këshillim adekuat dhe profesional në lidhje me produktet dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Ndërtimi i marrëdhënieve të forta – Interesimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të forta e profitabile për ne dhe bashkëpunëtorët tonë dhe atë do ta bëjmë me ndershmëri, besim dhe integritet.

Stafi - Një prioritet i rëndësishëm i kompanisë është të ndihmuarit e punëtorëve tanë në zhvillimin e aftësive të tyre, trajtimi i të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshme, duke njohur aftësitë e tyre dhe duke i përkrahur në marjen e iniciativave.

Puna ekipore - Ne ndërtojmë punën në grup me anë të një komunikimi të hapur, bashkëpunimi të vazhdueshëm, me besim në mes njeri-tjetrit, bashkëpunëtorëve dhe konsumatorëve.

Inegriteti - Ne angazhohemi gjithnjë që të kemi nivelin me të lartë të sjelljes.

Inovator - Ne përpiqemi që çdo herë të kemi risi, kreativitet dhe mundësi te reja.

Koncepti Ynë

Përshkrimi i Objektit
Objekti ELKOScenter është i ndarë në pjesë të ndryshme ku do të ketë:

our-concept

Të gjitha këto perveç tjerash ofrojnë një mundësi të mirë për shoping dhe vikend familjar, ku do të kenë hapësira të ndryshme argëtimi dhe të shijojnë lloje të ndryshme ushqimi.

Baumarket - Do të jetë 15 000 m² i organizuar në katër zona ku në kuadër të tyre hyjnë këto kategori:

our-concept-2

Drive-in - Kjo pjesë do të ketë 5 000m² dhe është zona në të cilën blerësit mund të hyjnë brenda me automjetin e tyre dhe të blejnë produktet që kanë peshë të madhe. Këtu kryesisht do të ketë material ndërtimor dhe produkte të tjera që për shkak të peshës nuk mund të blihen në market.Kjo zonë shërben për përgaditjen dhe ngarkimin e porosive të mëdha.

1.Ndërtimi - Zona e ndërtimit përfshinë një sipërfaqe prej 4500 m2 në market dhe në këtë zonë hyjnë të gjitha materialet që nevojiten për ndërtim.

2. Banimi - Përfshinë një sipërfaqe prej 5900 m2 ku në këtë zonë hyjnë të gjitha materialet e nevojshme për banim.

3. Veglat - Përfshinë një sipërfaqe prej 1040 m2 ku në këtë zone hyjnë të gjitha materialet e nevojshme për punë.

4. Kopshti - Përfshinë një sipërfaqe prej 680m2 ku në këtë zonë do të hyjnë të gjitha materialet e nevojshme për kopsht.

Gastronomi - Kjo është pjesa e ushqimit në të cilën bëjnë pjesë 12 Food Corner me nga 38 m² ku do të ofrohen të gjitha llojet e ushqimeve të shpejta ( internacionale dhe vendore).

Restaurant eksluziv 250 m² dhe ëmbëltorja me 190 m².

Lokale – Në këtë pjesë do të jenë 60 lokale, ku një pjesë e tyre do të jetë me nga 48 m², ndërsa pjesa tjetër e lokaleve variable me mbi 50 m², 2 kiosqe me nga 17 m², që së bashku bëjnë 4600 m². Në kuadër të lokaleve do të bëjnë pjesë brende të njohura botërore, po ashtu edhe bankat e mirënjohura si ProCredit Bank dhe Raiffeisen Bank.

Këndi për fëmijë – Për këtë pjesë janë të ndara 700 m² me kapacitet për më shumë se 300 fëmijë, me një shumëllojshmëri të lojërave të ndryshme dhe atraktive për fëmijët.

Bowling-Center - Një risi për qytetin tonë ku do të ofrojë argëtim për të gjithë.

Poliklinika – Ka një sipërfaqe prej 850 m² dhe ofron shërbime të ndryshme si ato të stomatologjisë, gjinekologjisë, ortopedisë etj. Në mënyrë që konsumatori të ketë kujdesin dhe përkushtimin e duhur sa herë që do të ketë nevojë .

Parkingje – Hapësirë e mjaftueshme për automjete me rreth 700 vende për parking .

Kategoritë e produkteve

Ndërtimi
• Materialet ndërtimore - (qimento, gëlqere, gjips, blloka, manta, tulla, materiale silka, llaqe, suva, fasada, mbulesa kulmi, izolim, pllaka gjipsi, aksesor ndërtimi dhe gypa plastik),
• Elementet ndërtimore - (dyer dhe dritare të të gjitha llojeve, roleta, streha, laminat, parket, llajsne, izolim, silikona, shkuma, shkallë, produkte druri, granit, mermer, ngjitësa dhe fuga),
• Sanitaria - (mobile për banjo, vaska dhe dushkabina, qeramika sanitare, hidroinstalim, rubineta dhe aksesor, tekstil për banjo, pllaka qeramike e graniti dhe shumë çka tjetër),
• Elektro - ( kabllo, kanale kabllosh, aksesor, kuti shpërndarëse, priza, ndërprerësa, kuti siguresash, siguresa etj.).

Banimi
• Multimedia - (TV/DVD/SAT, foto&video, paisje kompjuterike, komunikim, ngrohje/ftohje, paisje të vogëla shtëpiake, paisje të mëdha shtëpiake, video lojëra/argëtim, audio),
• Ngjyrat- (ku bëjnë pjesë bazat, ngjyrat e brendshme, ngjyrat e jashtme, llaket, kornizat, pikturat, autongjyrat, ngjyrat e gatshme, veglat e ndryshme të ngjyrave),
• Tapetat- (lloje te ndryshme të tapetave),
• Ndriqimi- (ndriçues te varur, të murit, tavanit, LED, të oborrit, kopshtit, spote, llampa, poqa, reflektora),
• Tekstil shtëpiak – (Tepiha, perde, mbuloja, jastek, peshqir, jorgan),
• Amvisëri - (enë dhe dekorime për kuzhinë),
• Mobileria – (zona dite, zona nate, zona e fëmijëve, kuzhina, paradhoma, inventar për zyre, mobile dekorative, mobile nga hekuri i farkuar dhe hoteleri).

Veglat
• Veglat e punës – (makina të mëdha, vegla me veprim elektrik, aku veglat, vegla manuale, aksesor të veglave, biçikleta dhe aksesor si dhe autopjesë),
• Hekraria – (elemente për fiksim, llamarina, profile metali, paisje për tërheqje, paisje për transport, aksesor për dyer, dritare dhe mobile, galanteri hekuri, rafte, shkalla, skele, mjete dhe veshje pune, kuti poste, shenja, trezora, aparate për fikje zjarri dhe mbajtës për TV).

Kopshti
• Kopshti – (sistem ujitjes, bimët, gur dhe dru kopshti, mobileri kopshti, vegla manuale dhe motorike, zona e kafshëve dhe gardhe)

Burimet Njerëzore

Departamenti i Burimeve Njerëzore si një departament i brendshëm është i angazhuar në zhvillimin e kompanisë (ELKOScenter).

Shërbimet e këtij departamenti kanë për qëllim krijimin e një rryme të bashkëpunimit dhe motivimin për punë ekipore, nxitje të dëshirës për avancim, zhvillim dhe trajnimin profesional si dhe kujdesin për mirëqënien e fuqisë punëtore.

Kompania jonë ka për synim rekrutimin e një stafi të aftë, produktiv dhe efikas.

Nëse ju pëlqen puna aktive dhe ekipore dhe e ndjeni vetën si iniciator dhe bashkëpunues atëhere ju jeni personi i përshtashëm për të punuar në ELKOScenter.

Prandaj me kënaqësi do të mirëpresim aplikimin tuaj.

APLIKONI PËR PUNË

Shërbimet

ELKOScenter për konsumatorët do të ofroj këto shërbime:

Baumarket me rreth 100.000 produkte dhe me këto lloje shërbimesh: √ádo ankesë apo kërkesë e konsumatorit do të pranohet dhe do të shqyrtohet me përpikmëri nga stafi menaxhues .

Secila nga kategoritë që do të jenë pjesë e marketit do të ofroj një asortiman mjaft të gjërë produktesh në mënyrë që të ketë zgjedhje të mjaftueshme për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve .
Top